MENU

Serbia, per stabilitetin në rajon

Vuçiç: Prishtina fundi i dialogut, me miratimin e platformës

13.03.2019 - 14:34

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar sot se Prishtina zyrtare me miratimin e platformës ka shënuar fundin e dialogut.

Ai këto komente i bëri pas takimit me shefin e diplomacisë spanjolle, Josep Borrell.

 

Ndër të tjera Vuçiç tha se nuk e di se çfarë do të sjellin lëvizjet e ardhshme të Prishtinës,  por Serbia do të mbetet e angazhuar për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Serbia po sillet me përgjegjësi për shkak se i ka përmbushur të gjitha detyrimet sipas marrëveshjes së Brukselit, dhe në të njëjtën kohë është përmbajtur pas vendosjes së taksës për mallrat serbe“, theksoi Vuçiç.