MENU
klinika

"Po luftojmë për tokë"

Vuçiç: Pse Serbia e humbi Kosovën dhe kur kris lufta

08.03.2019 - 17:35

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, gjatë një interviste në një televizion serb, sqaron dhe njëherë motivin se pse Serbia e humbi Kosovën, në momentin kur ajo deklaroi shpalljen e mëvetësisë.

Gjatë intervistës, ai rrëfen se si udhëheqësit dhe shteti serb nuk bëri asgjë, kur në territorin e tyre sipas Vuçiç, shpallet një shtet tetër, duke e konsideruar këtë të fundit si ilegal.

Gjatë intervistës, Vuçiç nuk përjashton as krisjen e ndonjë lufte, teksa konsideron si të papërgjegjshëm, shqiptarët në rast të ndonjë sulmi kundrejt serbëve.

“Sjellim Kushtetutën në vitin 2006
Në vitin 2008 shqiptarët sjellin vendimin për Pavarësinë e Kosovës të përkrahur nga 84 vende.
Tani, ju lutem, pyetja kryesore: Ata sjellin vendim për Pavarësinë e Kosovës, drejtpërdrejt shkelin aktin më të lartë të vendit tonë, si superior, apo jo?
Në territorin e shtetit tonë, shpallin një shtet tjetër illegal!
Ç’bëri shteti ynë, në atë moment, që i përmbahej Kushtetutës?
Xhilas, Jeremiç, Obradoviç që përkrah Koshtunicën.
Çfarë ndërmorri shteti ynë?
Më thoni ju lutem?
Në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të vendit tonë, dhe në mbrojtje të Kushtetutës tonë?
Unë ju pyes: Çfarë dërmorri atëherë shteti ynë?
-Mirë, të gjithë do të themi, se asgjë s’ka bërë.


Domethënën, shteti ynë, në mbrojtje të rendit kushtetues,në momentin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk bëri asgjë!
Pastaj filluan të bëjnë diçka, të ndihmojnë shqiptarët.
Pushteti ynë, në vulosjen e pavarësisë shqiptare.
Me vendimet e vitit 2009, të ikim nga Kombet e Bashkuara dhe t’i lemë gjithçka Bashkësisë Evropiane, e në vitin 2010, me vendimin më të turpshëm, të shkojmë para Gjykatës Ndërkombëtare rë Drejtësisë, me pyetjen se a ka qenë vendimi për Pavarësinë, legjitim ose jo.
Dhe kjo është ajo çka shqiptarët, përsërisin në çdo vend, dhe tani amerikanët ma përsërisin në çdo takim, me cilindo amerikan të takohem, se kemi marrë përgjigen.
Thonë: Keni marrë përgjigje në vitin 2010, edhe atë me kërkesën tuaj, me kërkesë të Tadiçit, Jeremiçit, Gjilasit.
Të gjithë kujtojmë, se sa lavdërohej Jeremiç me këtë, dhe këtë amerikanët ma thonë në çdo takim, dhe për herë të parë tani edhe disë evropianë kanë filluar të ma thonë.
Dhe unë tani pothuajse nuk kam asnjë hapësirë, siç e shihni, po luftojmë për tokë.
Paqe do të ketë, pasi e ruajmë dhe luftojmë për paqe, derisa dikush nuk sulmon fizikisht dhe nuk fillon të vrasë serbët, diçka të cilën nuk do ta përjashtoja asnjëherë, veçanërisht duke patur parasysh, papërgjegjësinë dhe çmendurinë e njerëzve që udhëheqin politikën në Prishtinë, dhe në veçanti nuk do ta përjashtoja atë sepse shoh se sa dyfytyrësi ka tek disa vende, të cilat heshtazi i japin Haradinajt përkrahje të fuqishme për këto masa, vende të cilat janë edhe në Evropë.”

Intervista të tilla nga Vuçiç, nuk janë për të parën herë, pasi edhe herë të tjera presidenti serb, e ka deklaruar Kosovën si një betejë të humbur, si në deklaratën e Nëntorit të vitit 2018, ku thotë:

“Njerëzit mendojnë se Kosova është e jona nga kohërat e lashta, por kjo nuk përputhet me të vërtetën. Kemi pasur probleme, gjithmonë kemi luftuar për atë hapësirë dhe gjithmonë kemi humbur. Sipas regjistrimit të popullsisë më 1991 kemi pasur vetëm 17 për qind të popullsisë tonë në Kosovë e Metohi, nga viti 1981 kemi qenë të rrezikuar.”

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi