MENU
klinika

Miratimi i platformës

Vuçiç thërret Këshillin e Sigurisë

07.03.2019 - 20:48

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thirrur për nesër në mëngjes, në orën 8:30 një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, lidhur me “situatën e krijuar” pas miratimit në Kuvendin e Kosovës të Platformës për bisedime me Serbinë.

Televizioni Beogradas Përva TV, i cili publikoi lajmin, komentoi se “analistët serbë miratimin e platformës e komentojnë si shpallje joformale të luftës” nga ana e Prishtinës.

Vuçiç para kësaj do të takohet me nënsekretarin për çështje politike të SHBA-ve, Dejvid Hejl, njoftoi televizioni. Pas miratimit të platformës, me deklaratë doli i ashtuquajturi drejtor i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në qeverinë serbe, Marko Gjuriç, i cili tha se me këtë vendim Prishtina “e ka vënë Serbinë në pozitën më të rëndë që nga viti 2011”.

Me atë që në Platformë thuhet se i vetmi rezultat i bisedimeve mund të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës, sipas Gjuriçit, “Prishtina i tregoi tërë botës se nuk dëshiron dialog”.