MENU
klinika

Vizitojeni qoftë edhe virtualisht

Vushtrria e lashtë, qyteti-kala

03.03.2019 - 14:13

  Vushtrria, në kohën e vjetër është quajtur Vicianum – Viciana (Ana e Viçave), një emër i lashtë ilir ky. Këtë e dëshmon edhe mbishkrimi i gjetur në Kumanovë, që konsiderohet shenjë e kahjes së rrugës për në Vicianë.

Kalaja e vjetër ndodhet në qendër të bërthamës së vjetër të qytetit dhe u ndërtua gjatë periudhës së hershme Iliro-Dardane.

Në kohët antike kalaja ka shërbyer si strehë për pushimin e karvanëve tregtare. Gjatë sundimit osman, një farë kohëe ajo ka shërbyer si burg, pastaj si depo armësh e sipas nevojës dhe për qëllime të tjera.

Sot, për shkak të pozicionit të saj, kalaja i jep jo pak gjallëri qytetit. Aty pothuajse mbahen aktivitetet më të shumta të natyrave të ndryshme. Pra, kemi të bëjmë me një qytet-kala. Quhet Vushtrri.

Kalaja e Vushtrrisë
Një ndër monumentet më të vjetra të Vushtrrisë, që ndodhet në qendër të bërthamës së vjetër të qytetit. Kalaja në burimet historike përmendet si Kalaja e vjetër. Sipas disa historianëve kalaja është ndërtuar në kohën antike, në shekullin e VII-të. E rindërtuar disa herë, ajo ka arritur të mbijetojë deri më sot.

 

Legjendat mbi qytetin e Vushtrrisë
Në pikturimet brenda mureve të Kalasë së vjetër të qytetit rrëfehet për simbolikën e tregimeve dhe legjendave të Vushtrrisë.

 

Legjendat mbi qytetin e Vushtrrisë
Në pikturimet brenda mureve të Kalasë së vjetër të qytetit rrëfehet për simbolikën e tregimeve dhe legjendave të Vushtrrisë.

 

Piktura nga artistët e qytetit
Piktura të pikturuara nga artistët vushtrrias, të ekspozuara brenda kullës të Kalasë së Vjetër të Vushtrrisë.

 

Veshje tradicionale të rrethit të Vushtrrisë
Veshje popullore tradicionale, karakteristikë e veshjes së krahinës së Artakollit, ku përfshihen fshatrat e komunave të Vushtrrisë, Skënderajt dhe Obiliqit (Kastriotit).

 

Shami koke
Mbulesa është e zbukuruara me motive florale me fije ari, karakteristikë e veshjes qytetare në Vushtrri.

 

Plisi
Plisi, shoka dhe jeleku nga shajaku i galëm (i zi), karakteristikë e veshjes së Krahinës Etnografike të Rrafshit të Kosovës.

 

Tirqet e bardha
Veshja me tirqe. Elementi më tipik i kësaj veshjeje janë tirqet, që kanë formën e pantallonave të ngushta dhe xhamadani me mëngë të gjata, të dy prej shajaku. Tirqet e bardha janë karakteristikë e veshjes në Kosovë dhe në Shqipërinë Veriore.

 

Çekërku
Këndi i punëdoreve të grave shqiptare, çekërku (vegël apo mjet pune për përpunimin – tjerrjen e leshit) dhe petka të ndryshme të punuara në vegj dhe të zbukuruara me dorë.

 

Enët e oxhakut
Enë dhe orendi të vjetra, të cilat ishin pjesë përbërëse të dhomës së oxhakut (kuzhina shqiptare), objekte këto, të cilat u punuan në gur, metal, dru nga mjeshtrit artizanal.

 

Ibrik
Enë bakri të punuara dhe të zbukuruara me dorë.

 

Semovar çaji
Enë bakri të punuara dhe të zbukuruara me dorë.

 

Promovim i trashëgimisë kulturore të Elbasanit

Kolonia e piktorëve “Skampis 2024”

Kush është autori më i mirë i vitit

Panairi i Librit 2024 shpall fituesit