MENU
klinika

Takim në Komandën e NATO-s

Xhaçka në Napoli: Të vendosur për stabilitet

06.03.2019 - 14:31

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka zhvilloi një vizitë pune në Komandën e Forcës së Bashkuar të Aleancës së Atlantikut të Veriut me qendër në Napoli.

Xhaçka u prit nga komandanti i kësaj force, admiral James Foggo, i cili është njëkohësisht edhe komandant i forcave detare të SHBA për Europën dhe Afrikën. Gjatë takimit, ministrja nënvizoi drejtimin Strategjik të NATO-s në Jug të Aleancës, si kontribut vendimtar për paqen dhe stabilitetin në këtë zonë të Aleancës.

Ajo siguroi admiralin amerikan se vendi ynë do të vazhdojë të promovojë politikën e dyerve të hapura dhe të bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.

“Shqipëria është e vendosur të jetë qendër e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor si dhe zëri kryesor për vlerat dhe aspiratat euroatlantike të vendeve të rajonit, duke përfshirë Kosovën. Në funksion të një rajoni më të sigurt e të mbrojtur nga kërcënimet që vijnë nga Rusia, për Ballkanin Perëndimor e ardhmja e vetme është orientimi drejt perëndimit”, u shpreh ministrja.

Për komandantin e Forcës së Bashkuar, Shqipëria ka treguar se është një anëtare e denjë e Aleancës dhe kontribuese për paqen dhe sigurinë.

“Kontributi dhe roli i Shqipërisë për bashkëpunimin mes vendeve të rajonit është mbresëlënës. Dëshmi e kësaj, është edhe konferenca rajonale e Ballkanit Perëndimor dhe Detit të Zi që Komanda e Forcës së Bashkuar Aleate do të organizojë në Tiranë gjatë muajit maj”, deklaroi admiral Foggo.