21.03.2019 - 22:08
Xhamia e Pashës foto 1906 dhe 2019
Nën muret e Kalasë me 1719 u ndërtua xhamia e Pashës, menjëherë disa muaj pas sulmit të venedikasve në Ulqin.
U ndërtua me vetëkontributin e vendasve dhe me parat e marra nga anijet e venedikasve që u shkatërruan nga era e madhe në bregdetin e Ulqinit në gusht të vitit 1718, kushtuar admiralit legjendar turk të detit, zaptuesit të Ulqinit, Ali-pash Kiliçit (Uluxh Alis) “e hapur me fat dhe përparim për popull, hajli edhe për shumë kohë”,shkruan në muret e xhamisë.
Minarja e saj, me atë të xhamisë së Namazgjahut, është e vetmja e ruajtur në Mal të Zi.