Kur një grup producentësh kinematografik të Lituanisë dhe Polonisë nisën të lundronin drejt brigjeve të detit Balltik, nuk ishte thjesht një shëtitje detare, por ishte gjithashtu një udhëtim për të diskutuar mbi një sërë projektesh të përbashkëta.
Udhëtimi dy-ditor, mblodhi së bashku një duzinë profesionistësh të filmit me një sërë projektesh të mundshme të përbashkëta për të diskutuar.
Por përse Europa Lindore është kthyer në një atraksion kinematografik?
-Kostoja e ulët e marrjes me qera të vendodhjes
-Kursi i valutave
-Vendodhja dhe cilësia e grupit të xhirimit
Për t’i dhënë përparësi këtyre shteteve janë kombinuar:
-Zgjerimi i Bashkimit Europian
-Rritja ekonomike
-Globalizimi
Përpjekjet për të fituar një avantazh duke futur stimujt ekonomikë si ulja e taksave, shumëllojshmëria e relievit dhe ekipe të kualifikuara xhirimi, nxitën një garë për të ofruar 20% deri në 30% të holla ose zbritje të taksave që shpejt prodhuan oferta pothuajse identike.
Edhe Estonia e vogël, me një popullsi prej rreth 1.3 milion, ofron zbritje me vlerë deri në 30%.
Xhirimi në një vend si Praga ishte një zgjedhje e natyrshme për prodhuesit e trilerit të ri të regjizorit Anthropoid,që luan rolin e Jamie Dornan dhe bazohet në historinë e vërtetë të vrasjes së Reinhard Heydrich, gjeneralit SS i cili ishte autori i “Zgjidhja përfundimtare”planit nazist që kishte për qëllim zhdukjen e hebrenjve në Europë.
5 vende të Evropës Lindore, ku mund të xhironi filmin tuaj të ardhshëm dhe të kurseni para:
Çekia
Çekia ofron një sistem rimbursimi prej 20 për qind në dispozicion për shpenzimet dhe 10 për qind për producentët ndërkombëtare për filmin dhe televizionin në rast kualifikimi, duke përfshirë të gjitha punët postproduktive. Prodhimet duhet të mbulojnë shpenzimet minimale dhe të kalojnë testet kulturore. Stimujt kanë qenë prezente prej pesë vjet, dhe këtë vit, 32 milionë dollarë janë në dispozicion. Çekët kanë rimbursuar 65 milionë dollarë në më shumë se 130 projekte.
“Ne kemi llojin e ekspertizës që kërkojnë prodhuesit e huaj”, thotë Ludmila Claussova, komisionere e filmit e Republikës Çeke. “Ju mund të gjeni gjithçka këtu – ekipe, ndërtues dhe dizajnerë, ekipe që flasim gjuhën angleze, studiot dhe lokacionet. Ne ofrojmë vlera – kursi i këmbimit është pozitiv për prodhimet filmike në dollarë dhe ne jemi shumë më të lirë se Berlini, Londra dhe vende të tjera evropiane”
Estonia
Incentivat – të cilat u prezantuan këtë vit – ishin një faktor në tërheqjen e filmit në shtetin e Balltikut, një politikë për të mbështetur bashkëpunimet kinematografike për të rritur numrine prodhimeve do të garantojë që Estonia të tejkalojë pritshëritë e saj . Rimbursimet me vlerë 500,000 euro (540,000 dollarë) këtë vit, dhe rritja në më shumë se 2 milionë dollarë vitin e ardhshëm, do ta bëjë atë më tërheqës për investuesit e huaj të kinematografisë. “Ne jemi përqendruar në bashkëpunimin midis pakicave dhe ka qënë mjaft e sukseseshme”, thotë Edith Sepp, drejtor ekzekutiv i Institutit të Filmit Estonez. “Estonia ka të gjitha parakushtet që të ketë sukses në biznesin e kinematografisë : 100 vjet përvojë kinematografike dhe shikueshmëri ndërkombëtare”.
Projekti i ri I quajtur “Film Estonia”,i lançuar në vitin 2014 ka si synim inkurajimin e bashkëpunimit midis prodhuesve vendas dhe të huaj. Ky sistem i ri ofron një zbritje prej 30% të koatove për prodhimet brenda vendit. Edhe pse një stimul i vogël siguron një lloj mikpritje për kinematografinë dhe investitorët e saj.
Hungaria
Suksesi i Hungarisë finalizohet me filmit the Martians, ku Budapesti perëndimor u trasformua në planetin e kuq. Produksioni si fillim e zgjodhi këtë lokacion për shkak të vendodhjes së skenës zanore më të madhe në Evropë
Tani për tani, Hungaria ka një kombinim të rrallë që nuk gjendet në ndonjë vend tjetër jashtë SHBA, Kanadasë dhe U.K.”, thotë ai. “Talenti dhe maturia e ekuipazhit, infrastruktura e për kinematografinë dhe stimujt e taksavekrijojnë situatën perfekte për të xhiruar një film – në mënyrën të mirë – një garanci për prodhuesit e filmave”. Ellis shton se kompania e tij në vitin e kaluar ka punuar në prodhimet të tjera të Hollivudit si Universal Emerald City, Fox’s Tyrant dhe NBC / Universal The Last Carnival.
Hungaria është një lojtar me përvojë në lojën e incentivave të filmit në Evropë. Një nga vendet e para të Bllokut Lindor (në vitin 2004) për të stimuluar duke reduktuar taksat, ajo ka rritur në mënyrë progresive të rrisë shumë e këtyre incentivaave deri në 30% . Zyrtarisht e njohur nga Observatori Audiovizual Evropian rritjen e stimujve përkundrejt kinematografisë- ndërmjet 2010 dhe 2013, shpenzimet filmike në Hungari përbënin mesatarisht 0.15 përqind të PBB-së, dyfishi i asaj të Britanisë së Madhe dhe Francës – menaxherët e fondeve kombëtare filmike presin $ 200 milion në shpenzimet hyrëse të prodhimit vetëm këtë vit.
Një projekt i ri ligjor nga qeveria për të mbajtur llogarinë e depozitave prej 14 miliardë dollarësh për të siguruar që paratë janë në dispozicion për t’u paguar përfituesve kinematografikë është projekti i fundit për të mbajtur studiot hungareze, ekipet dhe vendin të zënë me prodhimet ndërkombëtare. “Ka besim ndaj industrisë së filmit hungarez dhe përfaqësuesve të tyre nga producentët kinematografike në mbarë botën”, thotë Agnes Havas, drejtoreshë e Fondit të Filmit Hungarez.
Lituania
Seriali “Lufta dhe Paqja” i adaptuar i cili dha premierën këtë Janar krijoi një empati të gjerë për Lituanian. Sipas producentëve xhirimet shkuan mjaft mirë ne Vilnus në sajë të profesionalizmit dhe ndihmës që dhanë banorët lokalë në xhirime.
Sipas një plani të paraqitur në janar 2014, prodhimet që shpenzojnë deri në një të pestën e buxhetit të tyre në Lituani mund të kenë një zbritje prej 20 përqind të taksave nëpërmjet partneritetit me kompanitë lokale të xhirimit. Ulja e kësaj norme të taksës nuk është aq e lartë por nxit dukshëm krijimin e filmave, dokumentarëve dhe animacioneve por edhe bashkëpunimin mes producentëve kombëtar dhe të huaj.
Profesionalizmi i grupit të xhirimit është edhe një nga pikat e forta të Lituanisë së bashku me lokacionet atraktive të vendit të saj.
Polonia
Bashkëpunimi frango-polak, i drejtuar nga francezja Anne Fontaine (Coco Before Chanel), ishte në mesin e një sërë xhirimeve në Poloni në vitin 2015. Xhirimet në provincën veriore të Ëarmia, talenti polak dhe mbështetja financiare e Institutit të Filmit Polak ishin faktorët kryesorë që tërhoqën Agnus Dein në Poloni”, thotë Anna Dziedzic nga Komisioni i Filmit në Poloni. “True Crimes”, me protagonistJim Carrey dhe komedia franceze “Les Affaires Reprennes”, nga Gerard Pautonnier u xhiruan te dy në qytetin e Krakovës
Sistemi i mbështetjes së filmit në vend ndryshon nga pjesa tjetër e rajonit. Instituti i Filmit Polak përdor një sistem të granteve qarkulluese në vend të stimujve tatimorë. Kryesisht i dizajnuar për të mbështetur prodhimet vendore , gjithashtu është në dispozicion për prodhimet e huaja. PISF subvencionon deri në 40 filma në vit, si dhe 160 projektesi dokumentare dhe të animuara. Ndryshimet që futen këtë vit nën kreun e institutit të ri, Magdalena Sroka do të financojnë ringjalljen e fondeve për bashkëprodhimet e pakicave.”/ E.S