MENU
klinika

Kundërshton Ivanovin

Zaev: Mospërdorimi i emrit të ri, mosrespektim i Kushtetutës

15.03.2019 - 22:30

Kryeministri Zoran Zaev reagoi për procedurat e mëtejshme me ligjet që nuk u nënshkruan nga kryetari Gjorge Ivanov. 

Zaev tha se nëse nuk ndërrohet emri i ri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, nuk respektohet kushtetuta. Ai shtoi se shërbimet do ta gjejnë zgjidhje të përbashkët në mënyrë që të mundësohet ndërrimi i ligjeve të miratuara.

“Vendin tonë nuk i duhen bllokime për arsye subjektive. Besoj se do të gjenden zgjidhje”, u shpreh Zaev.

Kuvendi të hënën njoftoi se Ivanov nuk i ka nënshkruar dekretet e 11 ligjeve. Ligjet të cilët Ivanov i refuzoi do të duhet përsëri të gjenden në procedurë kuvendare dhe duhet të miratohen së paku me 61 deputetë. Nga 1 prilli Kuvendi nuk do të punojë për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, por për procedurat e mëtejshme në këtë drejtim pritet edhe mendimi i kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili është jashtë vendit për shkak të nënshkrimit të protokollit për anëtarësim në NATO.

Nuk përjashtohet mundësia që Kuvendi të punojë edhe gjatë zgjedhjeve presidenciale për t’u miratuar ligjet reformuese, që BE i kërkon nga Maqedonia e Veriut.