MENU
klinika

Deklarata

Zaev: Nisja e bisedimeve me BE, e rëndësishme për gjithë rajonin

28.03.2019 - 21:28

Kryeministri Zoran Zaev dhe ministra të qeverisë të ngarkuar për zbatimin e reformave kyçe, zhvilluan takim me grupin punues të Këshillit të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Zaev kërkoi të vlerësohet përparimi i Maqedonisë në mënyrë që të përparohet në çeljen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Sipas tij vendimi pozitiv i Këshillit të BE-së në qershor, ka rëndësi si për Maqedoninë ashtu edhe për gjithë rajonin.

“Konsiderojmë se vendimi për nisjen e bisedimeve është e rëndësishme jo vetëm për ne, por edhe për mesazhin që do ta dërgojë në gjithë rajoni, dhe më gjerë, se investimi në reformat dhe në marrëdhëniet ndërfqinjësore do të thotë ardhmëri me e mirë për vendin. Ne kërkojmë mundësi që mendojmë se e meritojmë. Kërkojmë këtë vit t’i nisim bisedimet për anëtarësim në BE”, tha Zaev.

Në lidhje me procesin e reformave në shtet, kreu i qeverisë maqedonase u shpreh se ligjet miratohen me konsensus bashkarisht me opozitën dhe shoqërinë qytetare.