18.03.2019 - 10:38
Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste.
Në këtë mbledhje është vendosur mbajtja e Kongresit të PS-së, më 23 marsit te Pallati i Kongresit.
Në këtë kongres Rama pritet të publikojë vetëm listën e këshilltarëve bashkiakë për Tiranën.
Kongresi i Partisë Socialiste do jetë i ndarë në tre sesione të ndryshme dhe do hapet nga kryeministri Rama.
Më pas do mbajnë fjalën disa ministra dhe kryetarë bashkie.
Kryeministri i ka dërguar ftesë për të marrë pjesë në Kongres edhe Fatos Nanos si edhe gjithë ish-kryeministrave të PS sipas Statutit.