MENU
klinika

Lidhje mes tyre

Zbulohen detaje të reja për autorët e vrasjes së Jurgen Kurtit

27.03.2019 - 09:45

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Jurgen Kurtiti në 18 mars në rrugën “Zef Jubani”.

Mësohet se është zbuluar roli i të arrestuarve për vrasjen e të riut.

Sipas informacioneve bëhet me dije se makina me të cilën kanë lëvizur atentatorët është “Benz” ngjyrë gri dhe në pronësi të personnit të shpallur në kërkim.

Makina ka rezultuar me dokumentacion të rregullt dhe e regjistruar në Fier.

Katër të rinjtë e arrestuar dhe lidhja mes tyre është zbuluar nga policia pasi kanë grumbulluar mbi 50 kamera sigurie nga liqeni tek Pallati me Shigjeta.

Lidhja mes katër të rinjve:

Mjetin tip “Benz” ka qenë duke e drejtuar i riu që shpallur në kërkim.

Pranë banesës së Jurgen Kurtit ka qenë personi që e ka ndjekur këtë të fundit, 21-vjeçari Elsi Leventi.

Dyshohet se 21-vjeçari në momentin e ekzekutimit ka qenë në lagje dhe ka njoftuar autorët për mbërritjen e Jurgen Kurtit.

Ku u gjetën arma, makina dhe sendet e tjera të sekuestruara?

Makina arma dhe sendet e tjera janë gjetur në banesën e Alesio Berberit.