Çajrat bimorë janë tepër të domosdoshëm për forcimin e sistemit imunitar.
Edhe pse jemi në stinën e verës, stomaku i mirëpret pijet bimore.
Duhet të dini se çajrat bimorë janë shumë të pasur me antioksidantë dhe vitaminë C, që ju ndihmon jo vetëm të forconi sistemin imunitar, por edhe të qëndroni shëndetplotë.
Ja cilët janë disa nga çajrat më të mirë bimorë:
Çaji i xhenxhefilit
Çaji i xhenxhefilit është një nga çajrat bimorë që i vjen në ndihmë sistemit tretës dhe parandalon sëmundjet stinore. Pasi ta keni qëruar xhenxhefilin, prijeni në copa të holla dhe zijeni për 10 minuta. Më pas hidhni një lugë çaji me mjaltë dhe pak lëng limoni.
Çaji i trëndafilit të egër
Është shumë e rëndësishme që edhe gjatë stinës së verës të tregoni shumë kujdes për të mbrojtur lëkurën dhe elasticitetin e saj. Çaji i trëndafilit të egër jo vetëm që ushqen lëkurën, por edhe mbron sistemin imunitar dhe rrit rezistencën ndaj sëmundjeve falë vitaminës C.
Nëse konsumoni një ose dy filxhanë me çaj trëndafili në ditë, do të parandaloni problemet dhe do ta mbroni organizmin nga infeksionet, sidomos ato urinare.
Çaji i lulerradhiqes
Ky çaj largon toksinat nga organizmi. Çaji i lulerradhiqes ndihmon edhe në ndalimin e diarresë.
Çaji i kamomilit
Ky lloj çaji përdoret për t’i dhënë fund problemeve me gjumin, por jo vetëm kaq. Ky çaj është i pasur me fosfor, rrjedhimisht i bën mirë kockave. Ai përdoret edhe për të trajtuar një sërë problemesh mendore dhe për të luftuar tumoret falë përmbajtjes së lartë të antioksidantëve.