MENU
klinika

Takimi në Durrës

Zgjedhjet Lokale/ Dako kërkon të punojë akoma

29.03.2019 - 17:46

Gjatë takimit të sotëm në Durrës, në kuadër të projektit “Bashkia që Duam” kryeministri Edi Rama u shfaq në krah të kryebashkiakut Dako.

Kryebashkiaku i Durrësit, mori fjalën i pari dhe pa humbur kohë nisi të rendisë arritjet siç i quajti, të cilat kanë bërë që jeta e durrsakëve të përmirësohet.

Mes falënderimeve për Ramën, Dako nuk e fshehu dëshirën për të vazhduar punën për Durrësin, por nuk dihet ende nëse Rama do t’i japë sërish mbështetjen.

“Dua t’ju falënderoj edhe për të gjithë kontributin që keni dhënë bashkë me ne për transformin e qytetit. Falenderim Ramës që na ka mbështetur për 12 vite rresht. 4 vite më parë 56 mijë durrsakë mbështetën drejtimin e duhur si e vetmja rrugë për Durrësin. Sot nuk ndjeheni të zhgënjyer, ne i kemi mbajtur premtimet e 4 viteve më parë.

Ky ka qënë mandat i nëntokës, shumë punime qytetarët nuk i kanë parë por ato investime kanë ndihmuar për të përmirësuar jetën e tyre. Në muajin qershor do kemi furnizim me ujë të pijshëm pët të gjithë qytetin e Durrësit. Duam të punojmë akoma, më shumë, të transformojmë më tej Durrësin për të përmirësuar jetën e qytetarëve”,- theksoi Dako.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin