04.03.2019 - 09:36
Një urim për shqiptarët e Tuzit për rezultatin e zgjedhjeve ka ardhur edhe nga ministri i Jashtëm shqiptar, Gent Cakaj.
Përmes një postimi në rrjetin social, Cakaj është shprehur se Tuzi na dha një mësim të vlefshëm se përtej logove, bindjeve politike apo protagonizmit, vetëm të bashkuar mund t’i shërbejmë interesave të shqiptarëve.
Postimi:
‘Tuzi na dha një mësim të vlefshëm se përtej logove, bindjeve politike apo protagonizmit, vetëm të bashkuar mund t’i shërbejmë interesave të shqiptarëve. Urimet më të përzemërta koalicionit “Forumi shqiptar” për rezultatin historik’, shkruan në një postim në tëitter Cakaj.