MENU
klinika

Deklarata

Zgjedhjet në Tuz/ Kandidati shqiptar: Fitojmë bindshëm

03.03.2019 - 14:35

Komuna e Tuzit në Malin e Zi për herë të parë mban sot votimet si komunë e Pavarur nga Podgorica.

Partitë shqiptare Alternativa Shqiptare, Unioni Demokratik dhe Lidhja Demokratike janë bashkuar në një koalicion me emrin “Malësia na bashkon”. Kryesues i koalicionit shqiptar është Nik Gjeloshaj i cili ka përballë Mirza Pepiç të partisë së Milo Gjukanoviç.

Të drejtën e votës e kanë 11.904 qytetarë, për të cilët që prej orës 07 të mëngjesit të kësaj të diele u hapën 30 qendra votimi, që do të qëndrojnë të hapura deri në 20 të mbrëmjes.

Ajo çfarë vërehet është mbërritja në Tuz e shumë emigrantëve shqiptar të larguar nga atje, të cilët sot kane vendosur të hedhin votën e tyre.

Sipas informacioneve, zgjedhjet po zhvillohen të qeta dhe pa incidente.

Në Mal të Zi nuk zhvillohen zgjedhjet direkte për kryetarin, por do të jenë këshilltarët ata që do të zgjedhin me një shumicë të thjeshtë drejtuesin e institucionit vendor. Këshilli Komunal i njohur si Parlamenti i Tuzit ka në total 32 anëtarë.

Ndërkohë, Nik Gjeloshaj, kryesues i listës së koalicionit shqiptar tha se deri tani zgjedhjet janë duket shkuar mirë. I pyetur se cili është rezultati që pret nga zgjedhjet e sotme, ai tha një fitore bindëse të shqiptarëve.