MENU
klinika

Postimi

Zgjedhjet në Tuz, reagon Thaçi

04.03.2019 - 08:54

Përmes një postimi në Facebook, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve në Tuz.

Thaçi u shpreh se ky rezultat është fitore mbarëshqiptare dhe shembulli më i mirë sipas tij i asaj se çfarë mund të arrijnë shqiptarët kur janë të bashkuar.

“Rezultati i zgjedhjeve në Tuz është fitore mbarëshqiptare. Është shembulli më i mirë se çfarë mund të arrijnë shqiptarët kur janë të bashkuar rreth një ideali. Urime Forumit Shqiptar”, ka shkruar Thaçi.