23.03.2019 - 19:50
Pas Krujës, një zjarr i madh ka përfshirë edhe një zonë kodrinore të njësisë administrative Ungrej në Lezhë.
Flakët kanë nisur në vendin e quajtur Fregen, ndërkohë mësohet se janë djegur rreth 10 hektarë pyje.
Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë vepruar për shuarjen e flakëve.
Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht, ndaj policia është vënë në kërkim të autorëve.