MENU
klinika

Vrasja e albanologut

Ajnshtajni letër: Jo tolerancë qëllimeve politike

03.04.2019 - 14:20

Letra e plotë e Anjshtajnit drejtuar Organizatës së të Drejtave të Njeriut për vrasjen e albanologut Milan Shuflaj

Albert Einstein

Heinrich Mann

THIRRJE ORGANIZATËS SË TË DREJTAVE TË NJERIUT

RRUGA DE WAGRAM, 125, PARIS

 

Miq të nderuar!

Gjejmë rastin për t’i bërë thirrje Organizatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në lidhje me ngjarjet që çuan në vrasjen e studiuesit kroat dr. Milan Sufflay më 18 shkurt. Nga të dhënat që morëm ai u sulmua dhe u godit nga pas me një shufër hekuri ndërsa po kthehej për në banesën e tij. Të nesërmen nuk mundi t’u rezistonte plagëve të rënda dhe vdiq.

Më 22 shkurt u varros në varrezat e Mirogojit në Zagreb pranë dëshmorëve të tjerë kroat.

Profesor Milan Sufflay njihej për artikujt dhe punimet e shumta kërkimore. Megjithatë, gazetave të Zagrebit nuk u lejohej të botonin punën e tij studimore.

Lajmërimi për vdekjen e Sufflay-t nuk u publikua ndërsa telegramet e ngushëllimit nuk u lejuan të dërgoheshin. Orari i varrimit të tij nuk u shpall ashtu si edhe nuk u lejua ngritja e flamurit gjysmështizë në shenjë zie në godinën e universitetit.

Studentët që ishin të pranishëm në varrim u dëbuan prej autoriteteve policore ndërsa flamuri trengjyrësh që zbukuronte kurorat e varrimit u hoq.

Emri i vrasësit, Branko Zwerger, është i njohur. Organizata në të cilën ai është anëtarësuar (Jugosllavia e Re) gjithashtu është e njohur. Dihet që vrasja u planifikua natën e 11 shkurtit, në apartamentin e komandantit të qytetit, Gjeneralit Belimarkoviq. Brkic, Godler, Marcec dhe vrasësi Zwerger ishin anëtarë të organizatës“Jugosllavisë e Re”, e cila morri pjesë në vrasje. Përveç kësaj, policia e Zagrebit deklaroi më 19 Shkurt se nuk kishte ndonjë informacion rreth kësaj vrasjeje.

Faktet e mëposhtme paraprinë vrasjen e profesor Shuflajt:

Me rastin e vizitës së mbretit të Serbisë në Zagreb në janar, një numër personalitetesh të njohura – udhëheqësi i Kroacisë dr. Vlatko Macek, dr. Ante Trumbic, dr. Mile Budak, profesorët dr. Filip Lukas, dr. David Karlovic, dr. Milan Shuflaj etj. – morën letra kërcënuese të nënshkruara me shprehjen “Për mbretin dhe Atdheun”, sipas të cilave ata dhe familjet e tyre do ishin viktimat në rast protestash ose demonstratash gjatë vizitës të mbretit në Zagreb.

 

Mbreti Aleksander mbajti një fjalim publik drejtuar organizatës terroriste që mbante emrin “Jugosllavia e Re”, në të cilën bëhej fjalë për dëbimin e delegatëve kroatë të zgjedhur nga populli. Ai deklaroi: “Unë i dëbova delegatët”. Dita e 20 qershorit 1928, kur udhëheqësit e Kroacisë u vranë në parlamentin e Beogradit, duhet përdorur si pikënisje.

3. Vijoi shtypi qeveritar që i bënte thirrje popullit të asgjësonte drejtuesit e popullit kroat. Këto deklarata ishin të botuara më 18 shkurt, Sušak, në gazetën qeveritare “Nasa Sloga” (Bashkimi ynë): “Kokat do të shtypen”.

Po të njëjtën natë, profesor Sufflay u vra në Zagreb. Një shembull i dytë i një ftese të hapur për vrasje u botua më 28 Shkurt në gazetën e Splitit “Zastava” (Flamuri), ndërsa deklarata të tjera u botuan në gazetën e Mariborit “Jugoslaven” (Jugosllavi). Disa anëtarë të “Jugosllavia e Re” të cilët kishin për detyrë të kryenin vrasjet e Kroatëve jashtë vendit, më 12 mars u kapën në Vjenë ndërsa po i përgatisnin ato dhe pas kësaj u drejtuan në sallën gjyqit për të nisur procedurat gjyqësore.

Një delegacion i përfaqësuesve kombëtar të Kroacisë i dorëzoi Lidhjes së Kombeve në Gjenevë një memorandum të datës 25 janar, 1930. Ky memorandum i cili informonte rreth situatës në Kroaci iu dërgua qeverive dhe organizatave të të gjithë shteteve të emancipuara. Memorandumi përmbante një akuzë të bërë para të gjithë opinionit publik kundër sundimit absolut të mbretit të Serbisë dhe kundër terrorit që ka shkaktuar ndaj popullit Kroat. Ashtu siç kanë treguar edhe faktet, që prej asaj kohe terroret vetëm janë përkeqësuar. Duke pasur parasysh këtë gjendje alarmante që po kalon shteti, i bëjmë kërkesë Organizatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut të marrë të gjitha masat e duhura për ndalimin e kësaj torture të dhimbshme.

Nuk duhet toleruar vrasja si mjet për të arritur qëllimet politike.

Nuk duhet toleruar lartësimi e vrasësve në rangun e heronjve kombëtar.

Mendojmë se është detyra e Organizatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut t’u bëj apel të gjithë atyre që respektojnë të drejtat e njeriut dhe lirinë e konbeve, t’i kundërvihen tiranisë që sundon në Kroaci dhe të ndërmarrin protesta të denja. Të gjitha vendet ku Organizata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut ushtron aktivitetin e saj, kanë përgjegjësinë të veprojnë si mburojë e këtij vendi të vogël, paqësor e të ndritur.

Duke pritur një vendim tuajin, ju dërgojmë respektet tona të sinqerta.

Organizata Gjermane e të Drejtave të Njeriut.

Albert Einstein

Heinrich Mann

Prill 1931, Berlin.

 

 

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!