MENU
klinika

Çmimet, 27 herë më të larta

AKEP, rregullim për tarifat e celularëve për emigrantët

24.04.2019 - 12:56

Tarifat e terminimit të thirrjeve ndërkombëtare, që paguajnë emigrantët shqiptarë, janë 27 herë më të larta se tarifat lokale.

AKEP po pregatit një draft për rregullimin e tarifave të shumicës për terminimin e thirrjeve ndërkombëtare me efekt te tarifat e pakicës që paguajnë bashkatdhetarët tanë për thirrje drejt numrave celularë në Shqipëri.

Vendimi

Autoriteti i Komunikimeve Elektronik dhe Postare (AKEP) ka hartuar dhe publikuar për konsultim një analizë të telefonisë celulare për tregjet me shumicë të terminimit të thirrjeve në rrjetet celulare, duke shtuar në të edhe terminimin e thirrjeve hyrëse ndërkombëtare. Këto të fundit kanë qenë të përfshira në një dokument më të hershëm, të diskutuar dhe miratuar më vete nga ana e AKEP, por më pas vendimi u shfuqizua.

Kjo i hapi rrugë procesit të rikryerjes së analizës në një sërë tregjesh dhe duke pasur në thelb parimin se tarifat e terminimit mund të rregullohen sipas kostos. AKEP ka kërkuar nga palët e tregut që të japin komentet e tyre mbi një sërë elementesh, duke nisur nga terminimi i thirrjeve, duke aplikuar një model të pastër LRIC apo të qëndrohet tek tarifat që ka miratuar tetorin e shkuar.

Autoriteti_i_Komunikimeve_Elektronike_dhe_Postare_konica.al
Autoriteti_i_Komunikimeve_Elektronike_dhe_Postare_konica.al

Po kështu ka kërkuar komente mbi përdorimin e metodës së benchmarkut apo të presë konkluzionet e Modelit të Kostove me ekspertizë ndërkombëtare për të ndërmarrë korrigjimet e nevojshme pas konkluzioneve të modelit në fillim të vitit 2020. Masat rregullatore dhe opsionet për tregun e terminimit të thirrjeve hyrëse ndërkombëtare janë gjithashtu pjesë e diskutimit.

Analiza ka parë në detaj peshën që kanë thirrjet hyrëse ndërkombëtare në totalin e thirrjeve të terminuara të operatorëve celularë në vitet 2014-2018, peshën e të ardhurave nga terminimi i thirrjeve ndërkombëtare në të ardhurat totale nga terminimi dhe peshën e të ardhurave nga terminimi i thirrjeve kombëtare në totalin e të ardhurave të operatorëve celularë (retail plus ëholesale) në vitet 2014-2017.

Nga analiza që iu është bërë këtyre elementeve ka rezultuar se pesha e thirrjeve hyrëse ndërkombëtare në totalin e thirrjeve të terminuara është reduktuar ndjeshëm për shkak të rënies së trafikut hyrës ndërkombëtar, por më shumë për shkak të rritjes së ndjeshme të trafikut off-net.

Pesha e të ardhurave nga terminimi i thirrjeve ndërkombëtare në totalin e të ardhurave nga terminimi është në nivel mesataren rreth 51% në vitin 2018, rreth 52% në vitin 2017 dhe rreth 63% në vitin 2016, një rënie e ndjeshme kjo në krahasim me rreth 81% në vitin 2014 dhe rreth 82% në vitin 2015;

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ofertat deri në 3 dhjetor

AKEP shtyn tenderin për brezin 800 Mhz

Por vetëm një pjesë janë mbyllur

AKEP urdhëron bllokimin e adresave të basteve