MENU
klinika

Firmat pa liçencë

Aksident në Malin e Tomorrit, vdes shoferi

21.04.2019 - 11:54

Një 36-vjeçar ka humbur jetën në Tomorr.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në Malin e Tomorrit, konkretisht në zonën e shpatit të malit, ku ndodhen edhe karrierat e gurit dekorativ.

Shoferi i një nga firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrëzuar me kamionin që ishte i ngarkuar me pllaka guri.

Viktima është identifikuar si 36-vjeçari Besnik Sali Kanani.Kanani, jetonte në fshatin Fushë-Peshtan të Poliçanit dhe ishte babai i 3 fëmijëve.

Ai punonte prej vitesh si shofer kamioni në firmat e nxjerrjes dhe përpunimit të pllakave e gurit dekorativ në Malin e Tomorrit.

Kujtojmë që gati prej një viti Ministria e Mjedisit ka revokuar të gjitha liçencat dhe ka pezulluar punën e firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ në Malin e Tomorrit.

Pavarësisht kësaj, firmat vijojnë sërish punën.