MENU
klinika

Kukulla, përkushitm, dashuri

Aktorja Bebeti feston mes vogëlushësh

29.04.2019 - 14:32

Shegushe Bebeti është aktorja që prej gati 40 vitesh, është një figurë shumë e dashur për breza të tërë vogëlushësh. Shumë fëmijë e të rritur, e sjellin menjëherë në mendje aktoren e palodhur të teatrit me kukulla. Këtë herë, fëmijët ia uruan 60-vjetorin në skenë, aktores së tyre të dashur. Për të, kjo është nga ditëlindjet më të bukura, që ka festuar.

 

 

Dyzet vite më parë,aktorja do të njihte një dashuri pa kthim pas: skena e teatrit të kukullave, që për të do të ishte dashuria e jetës. Përrallat që ka rrëfyer dhe rolet që ka interpretuar janë të panumërta, ashtu si edhe reagimet e fëmijëve, duartrokitjet edhe falënderimet e publikut. Magjia e skenës, me publikun më të mrekullueshëm në botë, fëmijët, nuk do të përfundojnë asnjëherë për Shegushe Bebetin. Ndaj, si rrallëherë, në 60-vjetorin e lindjes, aktoren e uruan ata për të cilët, ajo ka dhënë shpirtin në skenë.

 

 

“Është një nga datëlindjet e mia, më të bukura. Është kënaqësi ta festosh mes të fëmijëve dhe spektatorëve të vegjël, që më kanë mbushur jetën në vite. I kam pasur të pranishëm në çdo shfaqje i dhe më kanë sjellë tufa me lule pa fund,” – ka treguar aktorja.

Nuk i kanë mbetur edhe pak vite në skenë, por Bebeti është e lumtur që në këtë teatër kanë ardhur artistë të rinj, që e duan profesionin. Për të, ky profesion mund të realizohet vetëm me dashuri. Ndaj, sot ajo e ka të vështirë për të veçuar rolin e saj më të dashur.

 

 

“Rolet janë të gjitha shumë të bukura, ndërsa me Pinokun kam pasur një rrugëtim shumë të gjatë, rreth 25 vite dhe ndoshta e kam luajtur nga shfaqja në shfaqje, në momente të ndryshme. Me të kam qenë prezent në çdo familje shqiptare në ditëlindjet e fëmijëve, në çdo shkollë edhe kopsht, por të gjitha rolet që kam realizuara: Borbardha, Kokarra, E bukura tek e “E Bukura dhe Bisha”, “Kësulëkuqja”, “Ali Baba”,”Ditëlindja e Bardhoshes”, “Ida e vogël” edhe shumë të tjerë, që më kanë ndjekur në vite. Edhe më vjen mirë që me këto role ne kemi mbetur në kujtesën e prindërve, të cilët janë rritur edhe sot sjellin fëmijët e tyre në teatër. Uroj shumë që kjo traditë të vazhdojë” – ështe shprehur, Bebeti.

 

 

Shegushe Bebeti dhe gjithë brezi i aktorëve që kanë mbajtur më këmbë skenën e teatrit të fëmijëve, kanë bërë historinë e këtij teatri. Artistët e Teatrit të Kukullave, në vite kanë luftuar për të sjellë teknika edhe forma të reja, për të qenë bashkohorë edhe për të ndjekur të njëjtin ritëm me aktualitetin në botë, duke u bërë pjesë edhe e shumë festivaleve evropiane dhe botërore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shuhet regjisori Llukan Kola

Humbje për artin skenik lushnjar

Po kukullat kur folën shqip?

Teatri dita ndërkombëtare


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit