MENU
klinika

Dita ndërkombëtare e Tokës.

Ambasada amerikane me mesazh të fortë

22.04.2019 - 10:40

Në ditën ndërkombëtare të Tokës të gjithë ndihen më të ndërgjegjësuar dhe duke nisur nga vetja dhe bëjmë thirrje për më tepër kujdes.

Edhe Ambasada Amerikane në Tiranë i është bashkuar thirrjeve ndërgjegjësuese për ditën ndërkombëtare të Tokës.

 

Sipas Ambasadës, shqetësimi për mirëqenien e planetit sa vjen dhe rritet, sidomos në njohjen e shtrirjes së ndotjes nga plastika.

“Sot është Dita e Tokës dhe mënyra më e mirë për të ndihmuar në këtë ditë është që të përfshiheni! Shqetësimi për mirëqenien e planetit tonë sa vjen e rritet, sidomos në njohjen e shtrirjes së ndotjes nga plastika. Sfida e Tokës 2020 do të krijojë të dhëna të hapura, në mënyrë që kërkimet të masin mirëqenien e planetit tonë – dhe për këtë duhet ndihma juaj”, thuhet në postimin që është shpërndarë në faqen e tyre të Facebook.