23.04.2019 - 11:47
Linja hekurudhore Fier-Ballsh është amortizuar totalisht për shkak të mos-funksionimit prej vitesh.
Në të gjithë gjatësinë e tresesë janë vjedhur elementët lidhëse.
Në një pjesë të saj janë vjedhur edhe shinat, ashtu sikurse bëjnë me dije banorët.
Gjithashtu banorët thonë se shpesh herë kanë tentuar vetë t’i ndalojnë grabitësit, por nuk kanë mundur.
“Para një viti vidheshin shumë, edhe me makina vidheshin vonë natën. Kur donim t’i kapnim largoheshin.”– u shpreh një nga banorët.
Këto hekura shiten në tregun e lirë me vetëm 50 lekë për 1 kg.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Prezantohet studimi
Hekurudha Durrës –Pogradec do të rehabilitohet
Linja e re mbaron në 2020