MENU
klinika

Detajet

Anija “Butrinti” shpëton gomonen me 50 emigrantë në Egje

24.04.2019 - 09:32

Anija e Forcës Detare “Butrinti”, e cila ndodhet me mision në detin Egje ka shpëtuar dje gjatë patrullimit në zonën e saj të operacionit një gomone me 50 persona.

Mësohet se në këtë gomone ndodheshin 40 burra dhe 10 gra.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, kjo gomone ishte nisur nga Çeshme drejt ishullit të Chiosit.

Menjeherë është bërë shoqërimi i gomones si dhe njoftimi i situatës Rojes bregdetare turke, greke dhe Forontex.

Ndërkohë, emigrantët janë marrë nga Roja bregdetare turke, e cila ka vijuar lundrimin drejt portit të Çeshmes.