Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shprehet se mbizotëron fryma pozitive në mbështetje të fillimit të bisedimeve mes BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë.
Pas takimeve në Vjenë me presidentët e parlamente të vendeve anëtare të BE-së, Balla shprehet optimist për një përgjigje pozitive në qershor.
Postimi i plotë:
“Parlamentet kanë një rol të rëndësishëm në shqyrtimin e rekomandimit të Komisionit Europian për fillimin e negociatave.
Në disa vende anëtare si Gjermania apo Holanda konsultimi i qeverisë me parlamentin është i detyrueshëm, përpara sesa të shprehen në Këshillin Europian.
Mbizotëron fryma pozitive në mbështetje të zgjerimit dhe fillimit të bisedimeve për anëtarësim mes ?? dhe ??+??. Ky ishte mesazhi gjatë ditës së parë të Samitit të Presidentëve të Parlamenteve Europiane. Nesër miratohet deklarata e Konferencës”, shkruan Balla.