MENU
klinika

Takimi në Elbasan

Balla ‘thumbon’ PD-në: Ata janë si grerëzat

21.04.2019 - 19:14

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka ironizuar Partinë Demokratike duke i krahasuar me grerëzat, ndërkohë që sipas tij, socialistet janë bletët që punojnë për qytetarët.

Nga Elbasani, Balla ka thënë se PS është në shërbim të qytetarëve, ndërkohë që demokratët mblidhen njëherë në muaj bëjnë shëtitje në bulevard dhe hedhin bojë mbi institucionet e shtetit.

Gjatë një takimi me fermerët dhe punonjësit e administratës së AZHBR-së, Balla ka thënë se çdo punonjës që nuk ofron shërbimet ndaj fermerëve apo që do të denoncohet për kërkesë të ryshfeti do hiqet nga puna dhe do dërgohet për ndjekje penale.

taulant-balla-konica.al

“Pres nga fermerët të drejtojnë edhe gishtin e të më thonë që, ky punonjës më ndihmoi të bëja dokumentacionin, por më kërkoi 10 apo 20%, siç ka qenë para dy viteve. Dhe një punonjës i tillë jo vetëm do të hiqet nga administrata e shtetit, por do të çohet për ndjekje penale.

Viti 2018 ishte eksperienca e parë e një ndryshimi rrënjësor. Historia e AZHBR-së ka qenë një histori e zezë, e errët, ku buxheti i vitit 2017 i të gjithë AZHBR-së shkoi në një qark të vetëm.

Unë jam i qetë kur informohen sot që janë rreth 500-600 fermerë të Elbasanit që janë përfitues, që janë 0.7 milionë euro, që i bie diku tek 900 milionë lekë të vjetra të shpërndara tek fermerët tanë dhe kjo është një gjë shumë e mirë.

Detyra jonë kjo është, Shqipëria e vërtetë kjo është. Nuk është Shqipëria ajo që mblidhet një herë në muaj dhe bën xhiron e pasdites, pastaj hedhin ca bojë tek institucionet e shtetit, atë punë kanë ata. Ata janë grenzat, në jemi bletët, nga grenzat nuk ka hajër njeri, ne të merremi me bletët.

Masat direkte dhe investimet mbështesin sektorët e blegtorisë, dorëzimit të qumështit, peshkimit, zhvillimit të sektorit të ullirit, bletari, agroturizëm dhe bujtina”, u shpreh Balla.