MENU
klinika

"Mos i shkatërroni lumenjtë"

Banorët kundër HEC-eve në Mirditë

23.04.2019 - 13:22

Këtë të martë Banorët e Mirditës kanë dalë në protestë në qendër të Rrëshenit duke kundërshtuar me vendosmëri ndërtimin e HEC-ve.

Ata të irrituar dhe kishin gjetur mënyrën për t’u shprehur në thirrjet e tyre.

Me pankarta e thirrje të ndryshme, qytetarët përcollën mesazhe të forta në mbrojtje të natyrës teksa apeluan që firmat fantazmë të largojnë duart nga pasuritë e Mirditës.

Banorët tubuan në sheshin “Abat Doçi” dhe në pankarta e tyre lexoheshin këto mesazhe: “Jo HEC-e në Mirditë!”, “Jo shkatërrimit të lumenjve dhe natyrës!”,

Në protestën anti-HEC, morën pjesë qytetarë dhe banorë nga të gjitha fshatrat si; Kurbneshi, Selita, Fani, Oroshi dhe Kaçinari.

Zonat e lartëpërmendura preken  drejtpërdrejt nga HEC-et e parashikuara për t’u ndërtuar.