MENU
klinika

Refuzim i kompromisit

Basha “shpërfill” Metën, paralajmëron tubimin kombëtar të radhës

07.04.2019 - 11:34

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha nga Rrogozhina ka njoftuar se protesta e ardhshme e madhe e opozitës do të jetë të shtunën e ardhshme.

Ai ka theksuar se qytetarët iu bashkuan thirrjes së tij dhe të opozitës më 16 shkurt, ndaj dhe opozita vendosi që të mos ketë më kthim mbrapa në betejën që ka nisur.

Basha tha se s’do të ketë më kompromis me maxhorancën aktuale, pa arritur përmbysja e sistemit.

“Ne jemi sot shumica dhe do të marshojmë drejt fitores. Fitores së drejtësisë së vërtet që nuk i mbron politikanët e korruptuar, hajdutët që ju kanë robtuar dhe pushtuar.

Mos harroni ky ndryshim i madh erdhi sepse u ngritët ju, u ngritën qytetarët, ju përgjigjet thirrjes time dhe të opozitës.

basha ne rrogozhine-konica.al
basha ne rrogozhine-konica.al

Ju premtova se 16 shkurti do ta ndante me thikë historinë tonë të re. Nuk do më kthim pas, deri sa ta shembim këtë regjim dhe të ndërtojmë sistemin e ri të vlerave europiane.

Nuk do të ketë pazar apo kompromis mbi sakrificën tuaj, nuk ka zgjidhje tjetër veç një zgjidhje të thellë politike që të bëj që ëndrra e çdo i riu e prindi i Rrogozhinës për një Shqipëri Europiane të behet realitet”, tha Basha.

Më tej kreu i opozitës ka ftuar banorët e Rrogozhinës të behën pjesë e tubimit të madh në Tiranë, e cila ndryshe nga herët e tjera do të zhvillohet në orët e mbrëmjes.

“Ju bëj ftesë që nga zemra të bëheni pjesë e lumit të qytetarëve që do të derdhen në Tiranë të shtunën, mbrëmjen e të shtunës së ardhshme.

Mbrëmjen e të shtunës më orën 18:00, në një bashkim tjetër të madh kombëtar. Pranvera sapo ka nisur, ndryshimi po vjen”, theksoi Basha.

"Donte që fëmijët dhe bashkëshortja të varroseshin në të njëjtin vend"

Nuk u lejua të merrte pjesë në varrimin fëmijëve, reagon avokati i Erdgys Arrazit

“E thonë hapur që synojnë të ndërhyjnë në...”

Rezoluta e PS/ Alibeaj zbulon skenarin e qeverisë

Kreu i SYRIZA do vizitojë Shqipërinë

Stefanos Kasselakis takim me minoritetin në Drobull!