MENU
klinika

E 'Diela e Pashkëve'

Besimtarët katolikë kremtojnë ringjalljen e Krishtit!

21.04.2019 - 08:31

Ditën e sotme mijëra bësimtarë katolikë në mbarë botën festojnë Pashkët.

Në Shqipëri, besimtarët katolikë u mblodhën në Katedralen e ‘Shën Palit’, ku u bënë pjesë e meshës së shenjtë.

Urime të shumta kanë ardhur nga radhët e politikanëve në drejtim të besimtarëve katolikë.

Arqipeshkvi Metropolit Shkodër-Pult Angelo Massafra ka zgjedhur Ungjillin sipas Gjonit për të uruar besimtarët e krishterë me rastin e Pashkëve Katolike.

Ndër të tjera, Massafra uron besimtarët që të mikpresin kumtimin e emrit të Jezusit të Ngjallur, të cilit i kërkon të shpëtojë e lirojë Shqipërinë prej padrejtësive, mendjemadhësisë e etjes për pushtet.

Për këtë arsye, ju uroj të gjithëve ju, katolikë, ortodoksë e krishterë, që të dini ta mikprisni kumtimin e Emrit të Jezusit të Ngjallur: Ai na shpëtoftë dhe e liroftë Shqipërinë tonë prej padrejtësive, prej mendjemadhësisë, prej etjes për pushtet dhe zotërim, pasi këto gjëra shkaktojnë urrejtje, hakmarrje dhe vrasje”, thotë Masafra.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Bashkë me gushtin largohen dhe temperaturat e larta

Java e re ‘sjell’ zyrtarisht vjeshtën, moti sipas SHMU

EMRAT / “Gonxhe betejë me Mziun, Balluku me Bardhin”

Përballja në 12 qarqe mes PS dhe PD!

Ndryshime në Asamblenë dhe Sekretariatin e PS

EMRAT/ Propozimet e Ramës për secilën strukturë të partisë