MENU
klinika

Betejë për supermaci në Evropë?

Media serbe: Do vendoset me Kosovën!

06.04.2019 - 09:38

Media serbe “Tanjug”, në një artikull të publikuar së fundmi shkruan se beteja për supermaci në Evropë po bëhet mes SHBA-e dhe Gjermanisë.

Gjithashtu “Tanjug” shkruan se kjo betejë do të vendoset në Kosovë.

Pse në Kosovë?

Sipas medias serbe, Kosova për Gjermaninë është shtet i pavarur e nuk ka nevojë për diskutim në lidhje me shkëmbimin e territoreve.

Dy ditë më parë në lidhje me këtë çështjem parlamentarët gjerman i përcollën një mesazh presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Është interesante që ata kanë një qëndrim kaq të vendosur, dhe ata thonë që do të bëjnë gjithçka që Prishtina të largojë taksën dhe të vazhdojë progresi në negociatat mes dy palëve”, pretendohet që ka thënë një burim i sigurt diplomatik për gazetën serbe.

Pse dy superfuqitë po luftojnë për dominancë në këtë pjesë të Evropës?

Media serbe shkruan se sipas një burimi për të, arsyeja pse dy superfuqitë po luftojnë për dominancë dhe duan të marrin merita kur të arrihet marrëveshja është sepse si SHBA dhe Gjermania janë kokëfortë në qendrimet e tyre dhe se çfarëdo të thotë njëri apo tjetri, sërish do të refuzojnë njëri-tjetrin.

Ndërsa gjermanët janë strikt, SHBA-të do mbështesnin një zgjidhje të re. Për Washingtonin, një shkëmbim territoresh do ishte ideal”, thotë më tej burimi sipas gazetës.

Gjithashtu media serbe shkruan se në lidhje me taksën, SHBA-të nuk kanë bërë presion ndaj Kosovës aq sa duhet.

Sipas gazetës; “po të ishte bërë presion do të ishte hequr si taksë, por SHBA duan të përdorin taksën si mjet këmbimi me Serbinë”.

“Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Matthew Palmer tha se është koha e duhur për tu arritur një marrëveshje Prishtinë-Beograd dhe rikujtoi mesazhin e presidentit amerikan Donald Trump që negociatorët duhet të përdorin mundësinë historike për ta bërë marrëveshjen.

Duke pasur parasysh që Parlamenti Europian do të shpërbehet me datën 16 prill, mbeten vetëm 11 ditë për të arritur një marrëveshje, dhe kjo është jashtëzakonisht e vështirë për tu arritur“, shkruan “Tanjug”.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi