13.04.2019 - 09:05
Një ngjarje e rëndë ka ndodhu rreth ores 22:00 të së premtes në fshatin Gribe të Gramshit.
Kryeplaku i fshatit Tajar Veliu 54 vjeç ka qenë në ballkonin e shtëpisë së tij kur persona të paidentifikuar e kanë qëlluar me shumë se tre herë.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet të jetë qëlluar me armë automatik.
Kryeplaku i fshatit Gribe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore e për pasojë është bërë transportimi i tij drejt spitalit të Gramshit ku i është dhënë ndihma e parë për t’u dërguar më pas në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë që motivet e kësaj ngjarje të rëndë nuk dihen ende.