MENU
klinika

Fahri Xharra

“Burri i parë ishte Pellazgu dalluar në bukuri dhe virtyte”

14.04.2019 - 15:54

“Një vrap i heshtur, vetëm sa dëgjoheshin fërkimet e lehta të këmbëve nëpër gurët e kalldrëmit. Këtë veprim, një pjesë e masës së popullit,  sigurisht se e përcillnin dhe shikonin me një shqetësim e frikë.” –  kjo fjali rrëqethëse ndoshta ju rikujton  diçka?

Ose kjo tjetra: “Kjo familje kishte shitur tërë pasurinë e vet të fituar ndër shekuj, që të shkojë në një tokë të premtuar, që kurrë atë tokë nuk e kishin parë… Dolën nga shtëpia e tyre dhe morën rrugën nga stacioni i trenit, duke shpresuar se do të shkojnë në një vend që do të gjejnë një jetë më të rahatshme dhe më të sigurt. Sot, kjo familje shkelte kalldrëmin e rrugëve të qytetit të Prishtinës, me shpresë se treni do t’i dërgojë në një tokë të premtuar myslimane dhe kapitaliste. (Ilir Hoxha, “Malli për atdhe”).

Po mirë, sa e sa mijëra nga ne, heshtas dhe plotë frikë, e kemi shkelur “kalldrëmin” për të ikur e “shpëtuar“ atje, tek ata që na lanë në atë gjendje?

 

 

Sidoqoftë, historia e jonë plotë vuatje dhe mallkime, dëshira dhe frikë ishte e përplasur mbi kalldërmin e rrugëve tona? Kësaj here kur  e kam nxënë diçka që nuk e kam ditur, e ndjeva si detyrë morale ta ndaj me ju :

ARNAVUT KALDIRIM, Les Turcs emploient ce terme pour désigner pavés et trottoirs “ – Thjeshtë : “ Kalldrëmi Shqiptar. Turqit, e përdorin këtë këtë thënie kur ndërtojnë ndonjë trotuar, apo  e shtrojnë ndonjë rrugë me gurë“.

Do të më thoshit, se ku qëndron problem dhe se çka po na tregon? Po ja, se otomanët e mësuan nga shqiptarët sesi shtrohet rruga me gurë. Jo më kot e thonë sot e asaj dite “Arnavut kaldërëm”

Ne në të kaluarën tonë, të lodhur nga pushtimet e ndryshme kemi harruar madje se disa gjëra qytetëruese i kishim bërë ne shumë kohë para të tjerëve dhe shumë kohë para ardhacakëve pushtues.

Brez ose rrip toke i rrahur a i shtruar me gurë për të kaluar njerëzit, kafshët dhe mjetet; Rrugë e ngushtë (e gjerë, e drejtë, e shtrembër, e mirë, e keqe, e shtruar me gurë) – Kalldrëm.

Kurse  për foton më poshtë, që e kishte të shkruar “Rrugë romake”- më erdhi t`i them të gjithëve që nuk e përmendin çështjen tonë ‘Shkofshi e mos u kthefshi me këto mohime të juaja të historisë!’.

 

 

“Burri i parë që ka lindur në botë ka qenë Pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për kualitetet e shpirtit. Pellazgu ishte i pari që u mësoi njerëzve që të ndërtonin shtëpi dhe të mbroheshin nga të ftohtit, ai u mësoi njerëzve që të bënin rroba nga lëkura e deles. Pellazgu ka lindur nga dheu për të qenë filluesi i genit të vdekshëm” Pausanias (110 prK –180 prK:). (Pausania lib.VIII. 1.4)

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flasin theksin Burrash pas 2000 vitesh

Vendbanimi i pasardhësve të ilirëve në Pakistan…

Rrënjët e kombit të lashtë shqiptar

Poeti më i madh i të gjitha kohërave, ishte një Pellazg


Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB