Në Gjykatën për Krime të Rënda është përzgjedhur treshja gjykuese që do të shqyrtojë dosjen ndaj ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Një javë më parë, gjykata kaloi në gjykim për akuzat e ngritura nga Prokuroria, ndërsa vetë Tahiri u shpreh se procesi ndaj tij është në kufijtë e maskaradës. Gjatë seancës paraprake, ish-ministri kërkoi edhe gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila do të shqyrtohet nga kjo treshe gjykuese.
Hetimet për Saimir Tahirin, nisën në nëntor të 2017-ës, pas publikimit të një pjese të dosjes së Katanias, ku në disa përgjime përmendej emrin e ish-ministrit, nga anëtarë të grupit Habilaj, drejtuar nga dy kushërinjtë e tij, Artan dhe Moisi Habilaj.
Bashkë me Tahirin, në gjykim kaluam edhe 3 ish-policët, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode, ndërsa më herët kanë kaluar është 9 pjesëtarë të grupit të Habilajve.