MENU
klinika

Fjalët e fundit të Aleksandrit të Madh

Çfarë tha komandanti më i madh i kohërave

08.04.2019 - 12:10

Kur ndodhej në shtratin e vdekjes, Aleksandri i Madh thirri gjeneralët e tij dhe u tha tre porositë e fundit:

1. Mjekët më të mirë duhet t’i mbanin arkivolin;

2.Pasuria që kishte grumbulluar (para, ar, gurë të çmuar) duhet të shpërndahej përgjatë rrugës për në varreza;

3. Duart e tij duhet të liheshin varur jashtë arkivolit që t’i shihnin të gjithë.

Një nga gjeneralët, i befasuar nga këto kërkesa të pazakonta i kërkoi Aleksandrit që t‘ja shpjegonte.

 

 

Aleksandri i Madh i tha:

1. Unë dua mjekët më të mirë për të mbajtur arkivolin tim, që të tregoj se, në fytyrën e vdekjes, madje edhe mjekët më të mirë në botë nuk kanë fuqi për të shëruar.

2. Unë dua rrugën të jetë e mbuluar me thesarin tim, që të gjithë ta shohin se ajo pasuri materiale e fituar në tokë, qëndron në tokë.

3. Dua duart e mia të lëkunden nga era, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë se kemi ardhur në këtë botë me duar bosh dhe e kemi lënë këtë botë duarbosh, pasi thesarin më i çmuar nga të gjithë është konsumuar. Ai është koha…

 

 

Këto fjalë të fundit të Aleksandrit të madh, nuk janë vetëm thënie filozofike por janë edhe kode.

 

Aleksandri i Madh ishte një ndër komandantët më të suksesshëm të të gjitha kohërave, ku në moshën 32-vjeçare kishte pushtuar pjesën më të madhe të botës së atëhershme (në shek IV p.e.r.). Aleksandri lindi në Pela të Maqedonisë në vitin 356 p.e.r. Babai i tij ishte mbreti i Maqedonisë, Filipi II dhe nëna e tij, princesha e Epirit, Olimpia. Pas vdekjes së Filipit II, i biri u ngjit në fron për të vazhduar taditën mbretërore. Aleksandri përfundoi bashkimin e të gjithë qytet-shteteve greke të kohës dhe pushtoi pjesën më të madhe të botës së atëhershme (Azisë së Vogël, Persisë, Egjiptit) duke arritur deri në Indi.

 

 

Aleksandri lindi në 20 korrik të 356 p.e.r. në Pela, kryeqytet i shtetit Maqedonas. Gjenealogjia e tij përbëhej nga dy figurat më të shquara të traditës së lashtë. Ajo e Herakliut (njeriut me fuqi të mbinatyrshme dhe Neoptolemos, djalit të heroit Akil, që themeloi shtëpinë mbretërore të Molosëve. Origjina legjendare e Aleksandrit luajti rol të rëndësishëm në formimin e karakterit, që në hapat e para të jetës së tij. Po aq e adhurueshme ishte dhe mënyra e arsimimit, e ëma dhe i ati i tij u kujdesën që pranë Aleksandrit të qëndronin njërëz me nivel të lartë arsimor, njëri prej tyre ishte dhe Aristoteli.

Në 340 p.e.r. Aleksandri ndërpreu studimet dhe u kthye në Pela, ku mori pjesë në jetën aktive të Maqedonisë. Në vitin 356, në një mbrëmje korriku, në qytetin Pella të Maqedonisë, u lind një foshnjë, që njëzet e dy vjet më vonë, do të pushtojë Azinë dhe do të shkatërronte shtetin e pafund, të pasur dhe të plotfuqishëm të Persianëve. Kjo foshnjë ishte Aleksandri i Madh. Kjo datë ka mbetur e fiksuar sepse atë natë u dogj tempulli i njohur i perëndeshës Diana të Efesianëve. Plutarku shkruante se, të gjitha falltaret e Efesit, pasi vështruan rrënojat e tempullit, rendën nëpër rrugë duke thirrur: …”ky ishte sinjali i lindjes së atij që do të shkatërronte të gjithë Azinë”. I njohur ndër Shqiptarët si Leka i Madh, Aleksandri ka qenë biri i mbretit Filip II i Maqedonisë dhe i gruas së tij të katërt, princeshës epirote – Olimpisë, e cila konsiderohet si njëra ndër gratë më të shquara të Antikitetit. Në vitet 331-317, në kohën kur erdhi në fron një kushëri i saj, Aikidi, Olimpia u bë bashkësunduese me të në fronin e Epirit.

 

 

Aleksandri trashëgoi virtytet e të dy prindërve. Ishte mesatar në shtat, me flokë kaçurrel, me sy të bukur dhe një fytyrë të qetë e serioze njëherësh. Por ajo që e karakterizonte më tepër ishte zgjuarsia dhe trimëria. Këto dy virtyte i rrëfeu që nga mosha shumë e vogël. Ashtu si Napoleoni, Aleksandri ishte disi i shkurtër, biond, me një çehre të kuqërremtë në fytyrë dhe, sipas historianëve, njërin sy e kishte të zi si nata dhe tjetrin të kaltër si qielli. Djal i mbretit Filip II i Maqedonisë dhe priceshës Myrtale (Mietale), që pas martesës u quajt Olimpia, e bija e Neoptolemit të Epirit. Nga e ëma, ishte shumë i bukur, ai kishte fituar karakter të fortë sundimtari, kurse nga Aristoteli, mësuesi i tij maqedonas, dijen dhe kulturën mbi qytetërimet e vjetra. Ai e kaloi edhe një pjesë të fëmijërisë së tij, te daja në Epir.

 

 

Poezi nga Ismail Kadare

Në kohën kur të desha!

“La Traviata”, 82 vite më parë

Opera e parë që u vu në skenën shqiptare

“Në kufi, një berberhane dhe një dyqan veshjesh…”

Rregullat e rrepta për turistët që hynin në Shqipëri

Si u fut në industri me zërin e mrekullueshëm

13 vjet nga vdekja e Amy Winehouse