MENU
klinika

Rreth 4000 punonjës do të trajnohen

Denaj: Financa publike transparente dhe disiplinë fiskale

17.04.2019 - 16:00

Transparenca e financave publike, disiplinë fiskale, efikasitet në menaxhimin dhe përdorimin e burimeve publike në mënyrë që të përmirësohet ofrimi i shërbimeve dhe zhvillimin ekonomik.

Kjo është ajo që u përcoll nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë një takimi të organizuar nga Banka Botërore në bashkëpunim me MFE, për Sistemin e Integruar të Financave Publike.

“Ky është një proces, i cili ka filluar herët në kohë, me objektivat për të përmirësuar cilësinë e informacionit dhe, mbi të gjitha, cilësinë e vendimmarrjes. Prandaj, unë jam shumë e lumtur që të jem në këtë fazë procesi dhe të mbaj këtë fjalë hapëse të këtij eventi të sotëm, por jo vetëm, edhe të nxis punën në hapat e tij të mëtejshëm deri në finalizim”-tha Denaj.

anila-denaj-konica.al

Sipas Ministres së Financave në vitin 2013, qeveria shqiptare bëri një vetëvlerësim të progresit dhe sfidave të Menaxhimit të Financave Publike, ndihmuar edhe nga partnerët e saj, të cilët kontribuan në hartimin e një strategjie në reformën e Menaxhimit të Financave Publike për të adresuar të gjitha boshllëqet që kishte kjo strukturë.

“Vizioni i strategjisë së reformës së MFP ishte që të sigurohej një sistem financiar publik, që të promovojë kryesisht transparencën, llogaridhënien, disiplinën fiskale, efikasitetin në menaxhimin dhe përdorimin e burimeve publike për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve dhe zhvillimin ekonomik. Sigurisht, nuk mund të mendohet asnjë zhvillim pa struktura moderne të teknologjisë së informacionit”-tha Denaj.

“Ndërkohë në përgjigje të kontributit menaxherial të Bankës Botërore dhe atij financiar të vendeve partnere si Zvicra, Suedia dhe Bashkimi Evropian, Ministria e Financave dhe Ekonomisë është zotuar për një angazhim të plotë për realizimin e këtij procesi.”

Këto janë sisteme që flasin me njëri-tjetrin, lehtësojnë vendimmarrjen, përmirësojnë monitorimin dhe vlerësimin; Plotësimi në vazhdimësi me staf, sigurisht do të jetë një fokus i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për të realizuar që këto sisteme të jenë në përdorim të plotë.

ministria-e-financave-konica.al
ministria-e-financave-konica.al

Trajnimi i ministrive të linjës është jo më pak i rëndësishëm, sepse do të jenë ato që do të popullojnë të dhënat dhe do të duhet të menaxhojnë këto sisteme me informacion në vijueshmëri.

“Është e rëndësishmë të theksoj se ky projekt kërkon një vëmendje shumë të lartë dhe tani, në fazat që po flasim, vëmendja nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e konfirmuar dhe kërkojmë që të punojmë të gjithë, në të gjithë sektorët, për të realizuar në vijim të gjithë hapat deri në finalizim” -tha Ministrja e Financave dhe Ekonomisë.

Ministrja dekaloi se nëse do të ketë probleme dhe çështje për të cilat ka nevojë për vendimmarrje për t’i zgjidhur, ne jemi të gatshëm të kontribuojmë në çdo moment.