Numri një i botës në tenis, Novak Djokovic, ka rrëfyer periudhën e vështirë në nisjen e karrierës si sportist, por duke shprehur mirënjohje për një person.
“Kam mësuar shumë nga prindërit e mi dhe vazhdoj të mësoj. Sidomos nga nëna ime, që ka qenë teniste”, – shprehet Djokovic, numri 1 në botë për meshkuj.
“Gjithsesi, kur isha 16-17 vjeç kisha trajnerin tim, isha adoleshent dhe ndryshova shumë. Isha shumë i përfshirë në tenis dhe nuk kisha kohë për të studiuar.
Më pas u njoha me bashkëshorten time, Jelena, që ka studiuar dhe ka mbaruar shkollën për biznes dhe menaxhim”, – kujton Djokovic.
“Jelena ka qenë e fejuara ime që kur isha 18 vjeç, ndërkohë që njiheshim edhe më herët. Ajo luante tenis për argëtim dhe aty nisëm të frekuentoheshim më shpesh.
Pasi mbaroi studimet, ajo kishte shumë mundësi të arta për të ardhmen e saj, por sakrifikoi gjithçka për karrierën time. Ajo bëri gjithçka për të ruajtur marrëdhënien mes nesh, ndaj i jam mirënjohës”, – tha tenisti serb.