Dy ish-deputetët e Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko kërkuan ndryshim të masës së sigurisë.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të refuzojë kërkesën e dy ish-deputetëve, të cilët kishin kërkuar zbutje të masës.
Ndërkohë avokati i Arben Ndokës, Maks Haxhia, ka thënë se ka apeluar vendimin për sekuestron e pronave në emër të familjes Ndoka, sipas të cilit nuk ka asnjë metër tokë në emër të Arben Ndokës.
Kujtojmë që arrestimi i ish-deputetit Ndoka erdhi pas një urdhri të nxjerrë nga Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën “Arrest në burg”. Ai dyshohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.