MENU
klinika

Nga New York Times

E vetmja alternativë e mbetur për Venezuelën është pritja…

04.04.2019 - 16:27

Për 10 javë, Venezuela ka pasur dy presidentë. Shtetet e Bashkuara dhe një mori shtetesh të tjera kanë mbështetur Juan Guaido nga opozita, duke u përpjekur të detyrojnë Nicolás Maduro të largohet.

Por, pavarësisht nga kërcënimet e ndërhyrjes, sanksionet ekonomike, etj, Maduro mbetet ende në pallatin presidencial, me rusët që e mbështesin.

Sigurisht do të ishte një lehtësim i madh për Venezuelën që të shpëtohej nga udhëheqësi i cili trashëgoi një vend të shkatërruar nga mentori i tij revolucionar Hugo Çavez dhe e çoi vendin në rrënim të plotë, duke krijuar një katastrofë humanitare.

Trump ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se çdo përpjekje për të arrestuar ose dëmtuar zotin Guaido do të marrë një përgjigje “të rëndësishme”. Por më pas, Trump ka thënë “të gjitha opsionet janë në tavolinë”, dhe duket se çdo veprim ushtarak po shqyrtohet seriozisht.

Në fakt, ajo që ishte menduar si një operacion i shpejtë është kthyer në një ngërç.

Kjo nuk do të thotë se Trump duhet të bëhet më agresiv. Një ndërhyrje ushtarake në një vend më të madh se Teksasi do të ishte e shëmtuar, edhe nëse Rusia nuk do të përfshihej.

Realiteti është se Trump nuk ka alternativë tjetër, veçse të presë.

Është e tmerrshme të dëshmosh vuajtjen e një kombi për asnjë arsye tjetër përveç përçmimit kriminal të një qeverie të korruptuar.

Por veprimi i fundit në këtë tragjedi mund të kryhet vetëm nga venezuelasit, duke e ditur se sa më herët ata dhe forcat e tyre të armatosura t’i dëbojnë hajdutët, aq më shpejt bota do t’i ndihmojë ata të rimarrin veten.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Apo kriza do të marrë fund?

Luftë së shpejti në Venezuelë?