Eli Fara ka folur për martesën e saj dhe jetesën në shtëpinë e ish-bashkëshortit. E ftuar sot në “E Diell”, këngëtarja e muzikës popullore, ka treguar se ishte shumë e turpshme kur ishte nuse.
“Unë isha në shkollë kur u martova. Janë ca historira që nuk thuhen, por mbaj mend që isha shumë e turpshme dhe nuk haja bukë. Nëse nuk më jepnin të haja, rrija pa ngrënë”, tha ajo.
Këngëtarja pohoi se i respektonte të gjitha zakonet e shtëpisë tamam si një nuse me taban. Pyetjes se kur filloi të hante tamam bukë, Eli Fara i dha një përgjigje epike:
“Kur u ndava”!
Gjatë programit u improvizua edhe një klasë, pas 30 vjet më parë Eli Fara ka qenë mësuese e ciklit fillor në zonën e Korçës.
Moderatorët u vunë në rolin e nxënësve, Manushi në rolin e drejtorit të shkollës ndërsa Eli Fara si mësuese.
Ajo ndër të tjera tha se në kohën kur punonte mësuese, djemtë i mbante pak më shumë me hatër se vajzat, sidomos ata çapkënë, ndonjëherë vinte edhe katra, por nuk e tepronte.