MENU
klinika

EMRI

Emërohet drejtuesi i ri i Prokurorisë së Sarandës

16.04.2019 - 15:18

Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Sarandës është Sali Hasa.

Emërimi i tij erdhi pas shkarkimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të Edison Ademi.

Hasa u prezantua nga dy anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Sandër Beci dhe Tartar Bazaj, paraditen e së martës në mjediset e prokurorisë me praninë edhe të prokurorëve dhe punonjësve të kësaj prokurorie.

Nga sot Prokuroria e Sarandës do të drejtohet nga Sali Hasa, i cili për vite me rradhë ka qenë prokuror në këtë prokurori.