Pas medaljes së arit në stilin e shkëputjes, peshëngritësi shqiptar Briken Calja ka marrë edhe dy medalje të tjera, por argjendi.
Në stilin shtytjes shtangisti ynë zuri vendin e dytë dhe për pasojë mori medaljen e argjendtë. Edhe në dygarësh ai u rendit i dyti, duke marrë kështu tri medalje në Evropian, 1 ari dhe dy argjendi.
Në stilin e shtytjes Calja e nis jo mirë garën, duke mos ngritur dot 183 kg në provën e parë. Gjithsesi, këtë peshë shtangisti e realizon me sukses në provën e dytë.
Në provën e tretë, shtangisti kuqezi tentoi 188 kg (rekord europian), por dështoi sërsish edhe pse iu afrua shumë pranë suksesit.
Në dygarësh, Briken Calja e mbylli garën me 339 kg në total. Ai u mposht vetëm nga bullgari Bozhidar Andreev, që e mundi në stilin e shtytjes (ngriti 192 kg) dhe në dygarësh (345 kg, rekord europian).