Drejtuesja e re e Prokurorisë në Fier, Violeta Shkurta është prezantuar sot nga përfaqësuesit e lartë të KLP.
Shkurta është prezantuar nga zëvendës kryetari, Alfred Balla dhe anëtari, Tartar Bazaj. Ajo vjen në këtë detyrë të lartë, pas rrëzimit nga vettingu të ish-prokurorit Fatmir Lushi. Violeta Shkurta nuk është emër i ri për Prokurorinë e Fierit. Ajo është prokurore në këtë institucion që prej vitit 2003.
Sipas raportit të dorëzuar në KPK nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, prokurori Lushi u vlerësua si i papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës, i dyshuar se ka favorizuar person nën hetim.
Në një rast subjekti dyshohet se kishte vendosur pushim të hetimeve pa kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa në një rast tjetër ai akuzohet se kishte lehtësuar të pandehurin për akuzën e plagosjes me dashje gjatë gjykimit.