MENU
klinika

Octavio Paz

“Fjalë? Po, prej ajri dhe në ajër të humbura”

19.04.2019 - 15:22

Më 19 prill 1998 u nda nga jeta Octavio Paz, poet nobelist meksikan. Duke qenë poeti më i rëndësishëm i gjuhës latine të gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë, si poet dhe eseist, gjatë gjithë shekullit fama e tij letrare është e dyta vetëm me atë të Juan Ramon Jiménez, Vicente Huidobro, Cezar Vallejo dhe Pablo Neruda.

 

 

Ai filloi të shkruante shumë herët dhe në vitin 1937, mori pjesë në Kongresin e II Ndërkombëtar të Shkrimtarëve Antifashistë të Valencias (Spanjë). Pjesën më të madhe të jetës, Paz e kalon midis Spanjës dhe Francës: në Spanjë ai mbështet luftën e republikanëve gjatë Luftës Civile Spanjolle – megjithëse duhet theksuar, se më vonë do të distancohet nga komunizmi.

Duke u kthyer në Meksikë, në vitin 1938 themeloi dhe drejtoi “Taller”, një revistë që sinjalizon shfaqjen e një brezi të ri shkrimtarësh meksikanë. Në vitin 1943, ai u zhvendos në Shtetet e Bashkuara, ku u zhyt në poezinë moderniste anglo-amerikane.

 

 

Në vitin 1945 Paz hyn në shërbimin diplomatik meksikan: në këto vite ai shkruan “The labyrinth of solitude”, një ese mbi identitetin meksikan.

Më pas, ai martohet me Elena Garro, me të cilën ka një vajzë.

Paz u dërguar nga qeveria meksikane në Francë, ku shkrimtari është në gjendje t’i afrohet surrealizmit. Gjatë qëndrimit të tij në Francë, Octavio Paz punon së bashku me André Breton dhe Benjamin Peret.

Ai mori postin e ambasadorit në Meksikë dhe Indi, në vitin 1962: u largua nga zyra në vitin 1968, pas masakrës Tlatelolco (2 tetor 1968), pikërisht për të protestuar kundër represionit të përgjakshëm kundër studentëve protestues.

 

 

Më vonë, themeloi dy revista të rëndësishme të kulturës dhe politikës: “Plural” (1971-1976) dhe “Vuelta” (nga viti 1976).

Ndër çmimet më të rëndësishme letrare, me të cilat Octavio Paz është vlerësuar, janë çmimi “Cervantes”, më 1981 dhe “Nobel” më 1990.

Octavio Paz vdiq në Mexico City, më 19 prill 1998.

 

Fjalë? Po, prej ajri
dhe në ajër të humbura.
Më lër të humbas mes fjalëve,
më lër të jem ajër mes buzëve,
një frymë bredharake pa rrethime
që ajri e tret.
Edhe drita vetë në gjirin e saj humbet.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Artur Rembo - poeti i mallkuar

“Shekspiri i mitur” i simbolizmit francez


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit