MENU

ATP Monte Carlo

Fognini ‘gjunjëzon’ Nadal/ Italiani në finale

20.04.2019 - 19:35

Tenisti italian Fabio Fognini i cili po spikat me afësitë e tij, ka surprizuar sërisht.

Fognini ka mposhtur në gjysmëfinalen e ATP-së së Montecarlos, spanjollin Rafael Nadal, që njihet edhe si “Mbreti i fushave të dheut”.

Ai dominoi edhe ndaj spanjollit, të cilin e mposhti pastër 2-0 me sete, (6-4 dhe 6-2), duke shkuar për herë të parë në një finale.

Pasi eliminoi Çoriç në çerekfinale, italiani konfirmoi edhe një herë formën e mirë duke treguar se arritja deri në këtë pikë nuk ishte thjesht rastësi.

Në finale ai do të ketë një sfidë të fortë ku do të diskutojë trofeun me serbin Dusan Lajoviç.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN