MENU
klinika

Fan S. Noli nga Kuteli

“Gazetar, theollog, orator e gjithëmonë poet”

02.04.2019 - 11:17

* Vështrim panoramik – Fan S. Noli në sytë e një shkrimtari si Kuteli:

I.

Jo një herë, në dhe të largë, më pat zënë malli për vjershat e Fan S. Nolit.

 

Ato disa strofa që i dinja përjashta e që ia thesha kur e kur vetë-vetes ose shokëve, nuk m’a shuanin dot këtë etje. Për këtë mall-mall largimi – duhej një vëllim i cili të përmbledhë brenda tij gjithë veprën poetike të gjer më sotme të Amerikës. Dhe një vëllim i tillë nuk është shtypur gjer tani. Duke kuptuar se edhe të tjerë, dashuronjës të fjalës së Fan S. Nolit, veçanërisht të rinjtë, ndjejnë një mall të njëjtë për këtë vepër, po shtyp sot këtë përmbledhje. Vjershat i mblodha nga fletore dhe të përkohëshme të ndryshme ose nga dorëshkrimet e miqve dhe adhuronjësve të poetit.

Me këtë rast vjershave origjinale dhe shqipërimeve botërisht të njohura u janë shtuar disa fragmenta karakteristike të nxjerra nga librat e shqipëruara prej tij dhe të cilat mbajnë vulën specifike të verbit nolian. Me këtë mënyrë u zgjerua rethi i atyre që ne i quajmë vjersha të Fan S Nolit.

Për një zgjerim të tillë u desh, pa fjalë, një kohë e gjatë shqyrtimesh e punimesh- për gjetjen e tekstit, kopjimin e rikopjiminne tij e sidmos për bashkimin e disa fragmentave që kështu të mundim të kemi një lloj prodhimi të ri, unitar.

 

Bje’ fjala, për të patur vjershën Rrith gjak, rrith gjak/ Atdhe i mjerë/ u muarr e u bashkuan disa fragmenta nga ligjëratat e Makdaf-it dhe të Rossit bujarë të Skotlandës (Makbeth). Gjith ashtu u bashkuan rubajit e ndryshme për të mbledhur, pak a shumë, së bashku Rubajit e lirisë, Rubajit e miqësisë, Rubajit e kotësirave, etj.

Në këtë mënyrë përmbledhja që ka në dorë lëçitësi nuk është një riprodhim mekanik dhe automatik,si shumë ribotime të tjera të tregut, po një atij që mori barrënë botimit. Titullin “Mall e brengë” e kam sgjedhur si një që më duket se pasqyron frymën e kësaj përmbledhje.

Me këtë rast të përmbledhjes të veprave në një vëllim do përpiqem të heq disa vija të përgjithëshme, për të cilësuar veprën e Nolit dhe veçanërisht veprën e tij poetike.

 

II

Kompleks dhe gjenial është personaliteti i Fan S. Nolit.

I pajisur me një kulturë të gjërë, të mbledhur, si për çudi, në rrethana kaqe kundërshtare, e në një jetë kaqe të turbulltë, njohës I kaqe gjuhrave (2), i kaqe dishiplinave të ndryshme, I kaqe klimateve shpirtërore; me një sensibilitet artistik kaqe të zhvilluar, ay mban brenda tij edhe nj’atë dhuratë të madhe që u jep Filla-b fjala ësht e tija- njerëzve: dhuratën e krijesës.

Gazetar, theollog, orator, dramaturg, historian, kritik, letrar e gjithëmonë poet, edhe, në këto vitet e fundit, kompozitor, Fan S. Noli ka sjellë në gjithë degat ku ka punuar një sulm të vijnë, një vrull e një verb të pa njohur, madhor.

Edhe, të gjitha këto dhurata, gjithë ky vepërim i tija, prej dyzet e ca vjet, vetëm, në shërbimin e një ideali: shqitar.

 

Mundim të themi se Fan S. Noli ësht i pari shkrimtar dhe kritik shqiptar i cili sjellnë shkrimet e tij- veçanërisht ne ato hyrjet e librave- pikëpamjen shoqërore edhe mbase socialiste.Për këtë vlejnë të lëçiten veçanërisht ato hyrjet në vëllimin e parë të Don Kishotit (mos e kërkonin në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës, se e kanë grisur, zyrtarisht, qëkur ardhi libra), në Armiku i Popullit dhe në Jul Qesari.

 

Gjith kjo frymë e pat shtyrë F S. Noli të na shqipërimin e Kasolles nga Blasco Ibanez. Vëzhgonjësi i arthmë që ka për të marrë barrën e shqyrtimit të veprës noliane, mbasi të ketë plotësuar bibliografinë e tija, (që ne s’e kemi të plotë) duhet t’a patur një vijë të përgjithëshme e një portret të Peshkopit-Poet, ky vëzhgim duhet të përmbledhë vepërimin e tij si:

 

GAZETAR, dyke filluar nga viti 1908 në fletoren Drita të Shahin Kolonjës, Kombi të Sotir Pecit, Djelli të Vatrës, Revista Adratike, Republika, tej., me emrin e vet ose me pseudonimet Theofan Mavromati (për artikujt të shkruar greqisht) edhe Ali Baba Qyteza, etj.

 

Kryesore:

a) Oratori kishëtar ose predikonjës i fjalës së Zotit, më parë si prift dhe më von si peshkop; b) Oratori poliktik, për fjalimet e mbajtura përpara popullit edhe përpara Parlamentit gjer në Dhjetor 1924.

Gjith këtu duhet shqyrtuar edhe vepërimi i tij retorik për mbrojtjen e të drejtave shqipëtare përpara Lidhjes së Kombeve.

 

 

SHKRIMTAR KISHËTAR. Me shqipërimin, në kohën e duhur, të librave kishëtare Triodi, Shërbes’ e Javës së Madhe, Libra e Shërbesave të Shënjta të Kishës Orthodokse, Pesëdhetori i Vogël, Lutjesorja edhe Vajtimet e përmivarrëshme, Imzot Theofani jo vetëm se krijoi veglën e parë që hapi rrugën drejt Autoqefalis kishëtare, po edhe farkoi terminologjin shqipëtare për Kishën Orthodokse

Këto shqipërimet e tija janë edhe sot, e do të jenë për shumë kohë, librat e shërbimit të shenjtë të Kishës s’onë.

HISTORIAN. Me veprën e tij Historija e Skëndërbeut Nolin a ka dhënë të parën veprëshkencore dhe gjer më sot të vetëmen, mbi Herojn’ e Krujës dhe mbi historin e Shqipërisë në periudhën e tij.

 

SHQIPËRONJËS. Veprimtarija letrare si shqipëronjës mbetet një nga kontributa e tij më të vlefshme në letrat shqipes.

Kujtojmë këtu shqipërimet e gjer më sotmë: nga Ëilliam Shakespare: Othello, Hamlet, Makbeth edhe Jul Qesari; nga Henric Ibsen: Armiku i Popullit edhe Zonja Ingra e Ostrotit; nga Miguel de Cervantes: Don Kishoti i Mançës (5 vëllime); nga Blasco Ibanez: Kasollja; nga Omar Khajam-i : Rubairat; nga Longfelloë: Skënderbeu edhe nga Poe: Annabel Lee edhe Korbi.

 

KRITIK LETRAR. Me shqyrtimet e tij mbi veprat Don Kishoti, Jul Qesari, Armiku i Popullit, Ingra e Ostrotit, Hamlet, Makbeth, Othello edhe Rubairat, Fan S. Noli shfaqet përpara botës shqiptare si i pari kritik dhe esthetik i vendit. Veprat e sipërme janë modele të gjalla analizimi, gjykimi edhe interpretimi edhe pasqyrojnë kthjelltësinë e mendjes edhe ngrohtësin e shpirtit të tij, e sidomos kulturën e tij të gjërë.

Përsëritëm këtu, ato që patëm thënë më sipër, se në tre studimet e para Fan S. Noli sjell një pikëpamje shoqërore krejt të re ne letrat e shqipes.

Shprehim me këtë rast mendimin, po të jetë se gjendet një editor, për shtypjen e një vëllimi të veçantë të këtyre veprave të tij kriktike, kaqe të nevojshme për edukimin letrar, esthetic dhe stilistik të gjerneratave shkollore.

 

MUZIKANT. Në vitet e fundit dyke studiuar muzikën si nxënës i thjeshtë i Konservatorit, na dha veprën “Hymnore” (Boston, Mass 1939) që përmban edhe disa kompozimet e tija.

POET. Fan S. Noli i shfaqet botës shqiptare edhe si poet, poet i vërtetë i një inspiracioni të ri.

Ay krijoj poezinë dinamike, të metaforave të forta, të rrepta./Konica.al