MENU
klinika

Policia

Gjenden dy turistët gjermanë të bllokuar në Theth

26.04.2019 - 10:53

Dy turistë gjermanë të bllokuar në zonën e Thethit janë gjetur nga policia dhe banorët zonës.

Turistët me iniciale E. S., dhe A. B., kishin humbur rrugën dhe mbetën të bllokuar në zonën mes qafës së Valbonës dhe Ragamit.

Ata ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore. Turistët u transportuan nga policia dhe banorët e zonës dhe i strehuan në një banesë në fshatin Theth.

“Në bashkëpunim me banorët e zonës, shërbimet e Policisë në orët e mbrëmjes kanë bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen dy turistëve E. S., dhe A. B., me shtetësi gjermane, të cilët kishin mbetur të bllokuar në zonën mes qafës së Valbonës dhe Ragamit, pasi kishin humbur rrugën,”-raporton policia.

VIDEO/ “Zgjidhi nyjen e rrezikshme që lidhte dy anët e Drinit”

Rama: Ura e Madhe e Veriut, shëmbëlltyrë e ambicies sonë…

Çfarë ndodhi gjatë natës në një banesë

Të shtëna me armë zjarri në Krujë, policia jep detaje!

Bilanci tragjik nga masakra në Shkodër thellohet në 4 viktima

Ndërron jetë në spital Bashkim Basha