MENU
klinika

Vendimi

Gjykata jep dënimin për ish-deputetin e PD-së

08.04.2019 - 14:12

Gjykata ka përfunduar sot gjykimin për ish-deputetin e PD, Luciano Boci i paditur për shpifje nga ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues vendosi të shpallë fajtor ish-deputetin Boçi për shpifje dhe fyerje duke e dënuar atë me një gjobë prej 50 000 lëkësh për secilën vepër penale.

Me bashkimin e dënimit ish-deputeti Boçi dënohet me 70.000 lekë gjobë.

Ish-ministrja Lindita Nikolla paditi ish deputetin demokrat Luaciano Boci, pas akuzave të tij për shkelje në tenderin për dëftesat e shkollave 9-vjeçare.