MENU
klinika

Reagimi

Grabitja në Rinas/ Lleshaj: Sekretari i një partie antiparlamentare sulmon policinë

09.04.2019 - 18:46

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në “Twitter” pas grabitjes së ndodhur sot në Rinas dhe deklaratave të sekretarit të përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi se policia është e angazhuar kundër banorëve tek Bulevardi i Ri dhe i ka hapur rrugën grabitjeve me armë në zonën më të sigurt në vend.

Lleshaj thotë se sekretari i një partie antiparlamentare sulmon policinë edhe në momentin e një përplasje me armë me një grup kriminal.

sander lleshaj-konica.al
sander lleshaj-konica.al

“Edhe në momentin e një përplasjeje me armë të Policisë së Shtetit me një grup të armatosur kriminal, zëdhënësi/sekretari i një partie antiparlamentare sulmon ….. Policinë!
Megjithatë të gjithë shqiptarët janë në krah të Policisë së Shtetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Kjo luftë nuk mund të ndalet nga askush!”, shkruan Lleshaj.