Operacioni i evakuimit të refugjatëve nga zona përreth kampit të Dhiavata në Greqi, po shkon drejt përfundimit.
Pas lajmeve të rreme se do hapej pika kufitare Idomeni, me Maqedoninë e Veriut, një fluks i madh refugjatësh nga disa zona të Greqisë kanë arritur në Dhiavata.
Gjithsesi, refugjatët janë bindur më në fund nga policia greke se nuk do të hapen kufijtë dhe nga dje natën deri sot paradite 874 janë kthyer me autobusë në kampet ku strehoheshin më parë.
Rreth 50 refugjatë të mbetur, janë larguar në pasdite.
Një numër i madh i tyre është strehuar në kampin e madh të refugjatëve në Kacika, Janinë, ku ndodhen rreth 1000 refugjatë të vendosur nga 7 veta në një kontejnerë 30 m.
Ndërsa kushtet janë tejet të vështira, mungojnë sendet bazë, sendet higjienike ndërsa bëhen vazhdimisht thirrje për vëmendjen e qeverisë greke si nga opozita ashtu dhe nga organizata jo-qeveritare.
Situata duket e qetë dhe se nuk ka të tjera lajme të rreme apo thirrje për fushata largimi drejt pikave kufitare të Greqisë.