26.04.2019 - 12:05
Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka komentuar takimin në Berlin i cili do të mbahet më 29 prill të këtij viti.
Kryeministri është shprehur se menjëherë para takimit, fillimisht do të takojë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për ta pyetur lidhur qëndrimit të tij.
“Samiti i Berlinit nuk është takim bilateral, edhe pjesa e parë edhe pjesa e dytë, mendoj që qëndrimet që i ka mbajt qeveria janë të Kosovës jo vetëm të kryetarit të qeverisë, kam shpresë se nuk do të kemi shpërputhje me presidentin.
Do të kemi kohën me bisedua me presidentin para ngjarjeve dhe do të harmonizohemi por unë skam qëndrim tjera pos atyre qe i kemi paraqit”, tha Haradinaj.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Deklarata e Haradinaj
‘E turpshme kërkesa e Brnabiçit për Ramën’
Deklarohet Haradinaj